Jasmin Kurtiq, futbollisti veteran i Sllovenisë, ka provokuar serbët pas ndeshjes mes Sllovenisë dhe Serbisë që u luajt të dielën në Lublanë.
Kombëtaret e Sllovenisë dhe Serbisë luajtën 2:2 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.
Në fund të takimit, Jasmin Kurtiq iu drejtua me provokim serbëve që ishin në numër të madh në stadium.
Da li je ovo primereno ponašanje jednog sportiste? #SLOSRB #kurtic #liganacija @FSSrbije pic.twitter.com/9zKFVl61KN
— Fudbalski klub Preporod (@FKPreporod) June 12, 2022
Pasi u përshëndet me shokët e tij të skuadrës, Kurtiq iu drejtua publikut dhe në mënyrë eksplicite ia tregoi atyre organin e tij seksual./Demokracia.com/