Sport
Veprimi i Cristiano Ronaldos i kushton katër miliardë dollarë kompanisë “CocaCola” brenda 24 orëve
Demokracia
19:03 | 15 Qershor 2021

Share:

Cristiano Ronaldo bëri një veprim të papritur dhe të çuditshëm gjatë një konference për shtyp.

Ylli portugez mori dy shishet e CocaColas që ishin para tij, dhe i largoi ato duke i zëvendësuar me një shishe të ujit.

“Ujë, ujë, pini ujë”, u dëgjua duke thënë sulmuesi portugez, përcjell Demokracia.com.

Por, ndikimi i këtij veprimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Kjo i ka kushtuar kompanisë “CocaCola” plotë katër miliardë dollarë.


Gjesti i largimi të shisheve nga tavolina, i kushtoi “CocaCola”-s një rënie prej 1.6 përqind në stokun e tyre.

Në terme ekonomike, CocaCola ra nga 242 miliardë vlerë, në 238 miliardë vlerë. Një humbje totale prej 4 miliardë dollarësh në më pak se 24 orë. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme