A e dini se shpesh rutina jonë ditore është shkaktarja e vërtetë për dëmtimin e trurit tonë? Në artikullin e mëposhtëm do të gjeni disa nga veprimtaritë të së përditshmes, të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin tonë mendor.
Mungesa e gjumit
Në rast se flini më pak orë se normalja jeni më shumë të rrezikuar për t’u prekur nga Alzaimer apo sëmundje të tjera.
Koha e tepërt e kaluar vetëm
Qëndroni për shumë kohë vetëm. Nuk ka rëndësi sa miq keni, rëndësi ka sa kohë shpenzoni me ta.
Ushqimet jo të shëndetshme
Konsumoni shumë ushqime jo të shëndetshme. Hamburger, patate të skuqura, pije me gaz dhe sheqer. Truri juaj si edhe memoria juaj përkeqësohet prej tyre.
Përdorimi i kufjeve
Përdorni kufjet. Nëse dëgjoni muzikë me zë të lartë me kufje dëgjimi juaj do të dëmtohet, por jo vetëm. Edhe truri juaj do të përkeqësojë funksionin e tij.
Mungesa e aktivitetit fizik
Nuk kryeni mjaftueshëm lëvizje. Ushtrimet fizike janë të rëndësishme jo vetëm për trurin por edhe për parandalimin e një sërë sëmundjesh të tjera.
Konsumimi i duhanit
Konsumoni duhan. Duhani tkurr trurin dhe kjo përkeqëson memorien tuaj duke rritur edhe rrezikun për shfaqjen e Alzaimerit.
Teprimi me të ngrënit
Hani më shumë ushqim se limiti normal. Edhe nëse konsumoni ushqim të shëndetshëm, nuk duhet ta teproni, në të kundërt truri juaj mund të mos jetë në gjendje të funksionojë në mënyrën e duhur.
Qëndrimi në errësirë
Qëndroni shumë kohë në errësirë. Pamjaftushmëria e dritës do t’ju bëjë të ndiheni të depresuar dhe për pasojë truri do të ngadalësoj veprimtarinë e tij.