Sport
Veprim skandaloz nga tifozët serbë: Bëjnë koreografi me varreza dhe ngjyrat e Ukrainës
Demokracia
20:30 | 27 Shkurt 2022

Share:

Sot u zhvilluar derbi i madh në Serbi mes Crvena Zvezdas dhe Partizanit. Crvena Zvezda triumfoi me rezultat të pastër 2:0.

Por, ajo që po komentohet më shumë nuk ka të bëjë me rezultatin, por me një koreografi nga tifozët e Crvena Zvezdas.

Ata bënë koreografi me varreza dhe ngjyrat e Ukrainës.

Kujtojmë se Gazpromi rus është sponzori zyrtar i klubit serb, Crvena Zvezdas.
Megjithatë, një gazetar serb i mohoi këto duke thënë se nuk ka të bëjë me Ukrainën, por me rivalitetin mes dy ekipeve.

Por, ngjyrat verdh e kaltërt nuk i përkasin asnjërës nga këto dy klube. Crvena Zvezda ka ngjyrat e kuqe, kurse Partizani bardh e zi.

Të ngjashme