Sport
Veprim që po qesh e gjithë bota: Ky mund të jetë mashtruesi më i madh i vitit
Demokracia
16:24 | 23 Shkurt 2021

Share:

Një video gazmore ka ardhur nga futbolli i Guatemalës, transmeton Demokracia.com.

Në ligën e tretë në një ndeshje të te rinjve  midis San Lorenzo dhe Batakenos, futbollisti mysafirë bëri një veprim që nuk është parë ndoshta më herët.

Derisa ndeshje ishte e ndërprerë për shkak të një faulli, një objekt hidhet nga shikuesit në fushë, dhe kwtu ndodhi e çuditshmja.

Futbollisti mysafirë iu afrua objektit, e mori atë dhe e goditi veten në kokë për tu shtrirë sikur e lëndoi dikush.

Lojtarët e tjerë vrapuan tek ai, i cili përpëlitej në fushë. Fatkeqësisht për të, gjithçka u regjistrua, kështu që tani i gjithë planeti po qesh me këtë mashtrues të madh. /Demokracia.com

Të ngjashme