Lajme
Vepra “Never Say Never” inaugurohet në parkun “Adem Demaçi”
Demokracia
15:41 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Sot është bërë inaugurimi i veprës së artistit Alban Muja në parkun “Adem Demaçi” në Prishtinë.

Për veprën “Never Say Never” artisti është inspiruar nga veprimtari Adem Demaçi i cili shpesh e ka përdorur këtë shprehje.

Sipas Mujës, kjo vepër është gjithashtu një thirrje për të mos hequr dorë nga drejtësia, liria dhe pavarësia.

“‘Never Say Never’ është një vepër e re në hapësirën publike në Prishtinë, që do të kujtojë të kaluarën dhe sakrificën e popullit tonë për liri dhe thirrje globale për barazi. ‘Never Say Never’ iu dedikohet të burgosurve politikë në vitet ’80 dhe ’90 në Kosovë dhe të gjithë atyre që punuan dhe sakrifikuan për liri”.

Të ngjashme