Një vepër origjinale nga Banksy, u dogj dhe u shkatërrua në një video gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, është shitur në formë dixhitale për 380,000 dollarë.
Morons i shtypur është vetë një kritikë e tregut të artit, që përshkruan një ankand në Christies, transmeton Demokracia.com
Një video e shpërndarë nga llogaria e BurntBanksy tregon një person të maskuar duke i vënë zjarrin vizatimit me një çakmak.
Një kritik arti e ka cilësuar n ngjarjen si një “marifet” për të fituar para.
Veprimi i tillë i xhiruar u shit si art dixhital përmes teknologjisë NFT. Kjo teknologji ju mundëson pronësinë mbi një objekt arti i cili nuk ka prezentë fizike dhe mund të riprodhohet.
Ky lloj arti është bërë i famshëm shumë kohëve të fundit. Këngëtarja Grimes arriti të mbledh 6 milionë dollarë përmes veprave dixhitale.
“Është habitëse që këto gjëra shiten kaq shumë. Mund të thuash se varet si e shikon artin, mirëpo të djegësh një vepër Banksy dhe të kërkosh para për këtë, nuk është shumë artistike për mua”./Demokracia.com