Lajme
Vepra arti me simbolet LGBT: Turqia arreston katër studentë
Demokracia
18:35 | 30 Janar 2021

Share:

Katër studentë janë arrestuar në Turqi për një vepër arti që thuhet se përshkruante simbolet e komunitetit LGBT, krahas “Kaabës”, që konsiderohet vendi më i shenjtë në Islam.

Kishte gjithashtu një imazh të Shahmaran-it, një krijesë popullore mitike e Lindjes së Mesme, gjysmë gruaje dhe gjysmë gjarpri.

Ibrahim Kalin, këshilltari kryesor i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, tha se “as liria e shprehjes dhe as e drejta për të protestuar” nuk mund të mbronin veprën artistike, duke shtuar se akti do të merrte “dënimin që meriton para ligjit”.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit ka thënë se kjo vepër e artit ishte një “sulm i shëmtuar” që “përqeshi besimet fetare”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com

Studentët në Universitetin “Bogazici” në Stamboll kanë protestuar kundër emërimit të një rektorit Melih Bulu, i cili sipas demonstruesëve ka lidhje të ngushta me AK, Partinë e Erdoganit.

Ndërsa homoseksualiteti ka qenë i ligjshëm gjatë historisë moderne të Turqisë, kundërshtimi zyrtar ndaj komunitetit LGBT është rritur në vitet e fundit. Marshimi i “Krenarisë së Stambollit” u ndalua për pesë vjet me radhë deri në 2019. Covid parandaloi çdo përpjekje për ta mbajtur atë në 2020.

Opinioni publik është përgjithësisht konservator dhe komuniteti LGBT ka raportuar diskriminim dhe ngacmim të përhapur./Demokracia.com

Të ngjashme