Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit, të mbajtur në mënyrë elektronike, ka marrë vendim për masat e reja kundër pandemisë COVID-19.
Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri nga ora 5:00 e mëngjesit deri në ora 21:30. Ndërsa muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00”, thuhet në vendim.
Po ashtu, në dokument citohet se ndalohet shërbimi në gastronomi në hapësirat e mbyllura.
Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.
Ndërsa, në Qendrat Tregtare ndalohet shërbimi në gastronomi në ambiente të mbyllura. Qëndrimi i klientëve, shërbimi i pijeve dhe ushqimit lejohet vetëm në ambiente të hapura. /Demokracia.com/