Lajme
Vendoset ora dhe vendi| Ja ku do të zhvillohet raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë
Demokracia
11:39 | 07 Mars 2022

Share:

Delegacioni rus u nis për në Bjellorusi për raundin e tretë të bisedimeve me homologun ukrainas.

Takimi është planifikuar për në orën 15:00 me orën e Moskës, në pyllin Belovezhskaya Pushcha, në rajonin e Brestit në Bjellorusi, ku u zhvilluan edhe dy negociatat e para, raporton Interfax.

“Bisedimet janë planifikuar për në 15:00, por koha mund të ndryshojë në lidhje me problemet e mundshme logjistike të homologëve ukrainas”, tha një analist bjellorus.

Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy mbajti një fjalim të ashpër të dielën mbrëma, duke paralajmëruar trupat ruse se do të ndëshkojë ata që kryen mizori në Ukrainë, teksa tha se “vendi i vetëm i qetë” që i pret është varri. “Nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Ne do të ndëshkojmë të gjithë ata që kanë kryer mizori në këtë luftë në tokën tonë.”

-Zelenskyy foli për vdekjen e një familjeje që po përpiqej të largohej nga qyteti Irpin, afër Kievit. Ai u lut që të respektoheshin korridoret humanitare që forcat ruse duket se i kanë injoruar. Tetë civilë u vranë në qytet ndërkohë që evakuimet ishin duke u zhvilluar, sipas kryebashkiakut Oleksandr Markushyn.

-Presidenti ukrainas kritikoi liderët perëndimorë për faktin se kanë dështuar në lidhje me përgjigjen ndaj njoftimit të Ministrisë të Mbrojtjes së Rusisë e cila tha se do të godiste kompleksin ushtarak-industrial të Ukrainës. “Nuk kam dëgjuar as edhe një lider të vetëm botëror të reagojë për këtë,” tha ai.

-Rusia ka udhëzuar të gjitha faqet e internetit dhe shërbimet shtetërore që të kalojnë në sistemin rus të emrave të domenit deri më 11 mars, sipas mediave shtetërore ruse. Shumë kanë frikë se masa është një shenjë se Rusia po fillon përgatitjet aktive për shkëputje nga interneti global.

-Grupi i hakerave Anonymous pretendoi se kishte hakuar shërbimet ruse të transmetimit Wink dhe Ivi dhe kanalet televizive Russia 24, Channel One dhe Moscow 24 për të transmetuar pamje nga Ukraina.

-Ukraina do t’i kërkojë Gjykatës së Lartë të Kombeve të Bashkuara sot të nxjerrë një vendim urgjent që kërkon nga Rusia të ndalojë pushtimin e saj, duke argumentuar se justifikimi i Moskës për sulmin bazohet në një interpretim të gabuar të ligjit të gjenocidit, raporton Reuters.

-Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar publikoi raportin e saj të fundit të inteligjencës, duke spekuluar se forcat ruse bënë “përparime minimale tokësore” gjatë fundjavës, ndërsa një “nivel i lartë i sulmeve ajrore dhe artilerie ruse” vazhdoi të godiste objektet ushtarake dhe civile nëpër qytetet e Kharkiv, Mykolaiv, Chernihiv dhe Mariupol.

-Më shumë se 4,300 njerëz janë arrestuar në Rusi pasi demonstruesit dolën në rrugë në 21 qytete për të dënuar pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin.

-Një raund tjetër bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë pritet sot, sipas zyrtarëve ukrainas. Megjithatë, në një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Putin tha se konflikti do të ndalet vetëm nëse Ukraina ndalon luftën dhe kërkesat e Rusisë plotësohen. Presidenti rus tha gjithashtu se negociatorët e Ukrainës duhet të kenë një qasje më “konstruktive” në bisedimet me Moskën për të marrë parasysh realitetin në terren. Ukraina ka thënë se nuk është e gatshme të bëjë kompromis për integritetin e saj territorial.

Të ngjashme