Lajme
Vendoset një cisternë me ujë të pijes në Vushtrri
Demokracia
09:44 | 21 Janar 2023

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar të shtunën se një cisternë me ujë të pijes është vendosur në një parking në Vushtrri.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur po ashtu se është duke u bërë përpjekje që Impianti i Balincit të fillojë prodhimin e ujit.

“Cisterna me ujë të pijes është vendosur në parkingun e madh përballë bankës “Raiffeisen” dhe të gjithë qytetarët e interesuar mund të furnizohen me ujë të pijes. Nga ana tjetër jemi duke bërë përpjekje maksimale që edhe Impianti i Balincit të filloj prodhimin/trajtimin e ujit. Për zhvillime të reja do u informojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Më herët, nga kjo kompani e ujësjellësit njoftuan për fillimin e prodhimit të ujit në impiantin në Shipol.

 

Të ngjashme