Sport
Vendos Qeveria: Aktivitetet sportive zhvillohen pa tifozë
Demokracia
18:23 | 11 Shkurt 2021

Share:

Edicioni i sivjetmë në elitën e futbollit kosovar i cili nis këtë vikend po pritet më shumë kërshëri, shkruan Demokracia.com.

Investimet e mëdha që kanë bërë klubet, si dhe lufta e ashpër si për titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe për mbijetesë e bëjnë këtë kampionat tejet joshës.

Klubet duke e parë kërshërinë e madhe të tifozëve, kishin kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës që t’i hap dyert për tifozë në numër të kufizuar, megjithatë, kjo nuk do të ndodhë.

Me masat e marra sot nga Qeveria në detyrë e Kosovës, lejohen aktivitet sportive por pa tifozë.

Kështu në ambiente të mbyllura (palestra) lejohen vetëm 50 persona, ndërsa në ato të hapura (stadiume) 80 persona.

Padyshim ky është një lajm aspak i mirë për klubet të cilat presin që kjo situatë të ndryshojë shpejt, gjithmonë duke e parë edhe situatën aspak të mirë financiare që kanë.

Masat për aktivitetet publike

 

  1. Në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 50 persona, ndërsa në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, lejohet grumbullimi deri në 80 persona me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim.

 

  1. Të gjitha tubimet publike të organizuara në hapësira publike të të gjitha formave, ndalohen në jo më shumë se 80 persona, me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim.

 

30.7. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”. /Demokracia.com

Të ngjashme