Sport
Vendos goli i Rodrygos – Real Madridi kalon tutje në Kupën e Mbretit
Demokracia
22:52 | 03 Janar 2023

Share:

Real Madridi është kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Mbretit, falë fitores në udhëtim te skuadra e Cacerenos.

Ekipit nga kryeqytetit spanjoll i mjaftoi një gol për të triumfuar 0:1 në këtë udhëtim, në kuadër të 1/16 së finales, shkruan Demokracia.com.

Braziliani Rodrygo ishte autor i golit të vetëm për “mbretërit” në minutën e 69-të.

Fitues i Kupës së Mbretit edicionin e kaluar në Spanjë ishte Real Betisi.

Ndërkohë, Real Madridi ka 19 trofe të Kupës së Mbretit në histori./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 01 Korrik 2024