Llapi ka shënuar fitore në miqësoren e radhës të zhvilluar në Antalia të Turqisë, atje ku po qëndron tash e disa ditë në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror.
Llapjanët kësaj radhe triumfuan 1:0 ndaj skuadrës ruse, Akhmat Grozny, raporton Demokracia.com.
Golin e vetëm të duelit kontrollues e realizoi me kokë, Bianor Neto.
Për Llapin kjo ishte ndeshja e katërt miqësore në qytetin bregdetar turk.
Fituesit e Kupës së Kosovës së shpejti pritet të rikthehen në Kosovë./Demokracia.com/