Lajme
Vendos Gjykata e Apelit, Nagip Krasniqi mbetet në paraburgim
Demokracia
13:17 | 08 Maj 2023

Share:

Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur me ankesën e mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, e cila ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi.

Apeli e ka refuzuar këtë kërkesë, duke e lënë Krasniqin në paraburgim.

Mbrojtja ka kërkuar që Krasniqi të lirohet nga paraburgimi dhe atij t’i caktohet një masë më e butë, me qëllim që të sigurojë praninë e tij në procedurën penale dhe në të njëjtën kohë, të respektohen parimet themeltare të drejtësisë.

Të ngjashme