Lajme
Vendimi skandaloz i OSHP-së: Konfirmon rekomandimin e paligjshëm të Ministrisë së Kulturës, dënon zyrtarin e prokurimit, por urdhëron nënshkrimin e kontratës
Demokracia
18:03 | 08 Nëntor 2024

Share:

Paneli i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), i përbërë nga anëtarët e bordit të tij, ka marrë një vendim skandaloz, duke lejuar shkeljen e procedurave ligjore dhe duke kaluar mbi parimet e transparencës dhe konkurrencës në proceset e tenderimit. Ky panel ka aprovuar ankimin e një operatori ekonomik, duke konstatuar shkelje të rëndësishme të ligjit nga Autoriteti Kontraktues. OSHP-ja ka vërejtur se oferta e rekomanduar për kontratë nuk përmbushte kriteret teknike të kërkuara, ndërkohë që zyrtarit të prokurimit është shqiptuar vetëm një vërejtje. Për më tepër, në vend që të anulonte vendimin e Autoritetit Kontraktues, Paneli ka vendosur të lërë në fuqi këtë vendim të kundërligjshëm, shkruan Demokracia.com.

Në një vendim të shpallur tri ditë më parë, Paneli i OSHP-së ka konfirmuar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që udhëheqet nga Hajrulla Çeku ka rekomanduar një kompani në mënyrë të kundërligjshme për të nënshkruar një kontratë, duke shpërfillur rregullat e prokurimit publik. Edhe pse është shqiptuar një vërejtje zyrtarit të prokurimit për këtë veprim të papranueshëm, OSHP-ja ka urdhëruar që kontrata të nënshkruhet pa asnjë pasojë për veprimin e gabuar.

Paneli i Organit Shqyrtues të Prokurimit shqipton vërejtje për zyrtarët e prokurimit vetëm në raste të rralla, kur shkeljet nuk janë të vogla.

Në këtë rast, tenderi i titulluar “Ushqim dhe Pije për Fëmijë në Programin Arti në Shkolla – në të gjithë Kosovën”, i inicuar dhe realizuar nga Ministria e Kulturës, kishte si qëllim sigurimin e ushqimit dhe pijeve për fëmijët në shkolla. Tenderi u publikua më 23 maj 2024 dhe kishte një vlerë prej 114,000 euro. Me datë 24 gusht 2024, Autoriteti Kontraktues shpalli fitues grupin e operatorëve ekonomikë “Sonat Group SHPK & Ananas Impex SHPK” me një ofertë prej 102,000 euro.

Në gusht të vitit 2024, një operator tjetër, N.H.T. “Edukimi”, parashtruar kërkesën për rishqyrtim, duke pretenduar se oferta e rekomanduar nuk përmbushte kriteret teknike të kërkuara në dosjen e tenderit. Pas një periudhe të shkurtër hetimi, OSHP-ja pranoi ankesën dhe autorizoi ekspertin e saj shqyrtues për të analizuar provat dhe për të rekomanduar një rivlerësim të tenderit.

Konstatimet e ekspertit shqyrtues

Eksperti shqyrtues ka paraqitur një analizë të detajuar për shkeljet e bëra nga OE i rekomanduar për kontratë. Sipas ekspertit, kriteret e kërkuara nga Autoriteti Kontraktues ishin të qarta dhe duhet të ishin përmbushur në mënyrë rigoroze nga operatorët ekonomikë. Kërkesa e dosjes së tenderit ishte që operatorët ofertues të ofronin dëshmi të përfundimit të kontratave të natyrës së ngjashme (furnizim me ushqim dhe pije, shërbime ushqimi, shërbime të hotelerisë), të përcjella me referenca të detajuara dhe vlera të përcaktuara të kontratave. Në këtë kontekst, eksperti shqyrtues theksoi se operatori ekonomik “Sonat Group SHPK & Ananas Impex SHPK” nuk kishte paraqitur dëshmitë e kërkuara për kontratat e natyrës së ngjashme, duke paraqitur vetëm kontrata furnizimi me ushqim, të cilat nuk ishin në përputhje me kërkesat specifike të tenderit.

Në më shumë detaje, eksperti shqyrtues e analizoi listën e kontratave të paraqitura nga OE i rekomanduar, duke konstatuar se disa kontrata nuk përmbushnin kërkesat e pikës 9.1 dhe 9.2 të dosjes së tenderit, e cila kërkonte që këto kontrata të ishin të natyrës së njëjtë dhe të kishin vlera jo më pak se 150,000 euro. Për më tepër, eksperti vuri në dukje se shumë nga faturat dhe referencat e dorëzuara nga OE i rekomanduar nuk ishin në përputhje me natyrën dhe vlerën e kërkuar për kontratat e shërbimeve të ushqimit dhe pijeve.

Eksperti shqyrtues gjithashtu vuri në dukje se ministria, duke shpërfillur kërkesat e ligjit dhe të dokumenteve të tenderit, kishte vendosur të vazhdojë me rekomandimin e kontratës për një kompani që nuk kishte përmbushur asnjë nga kërkesat teknike.

Vendimi skandaloz i Panlit

Pas shqyrtimit të provave dhe analizës së ekspertit, lëndën e ka marr Paneli i OSHP-së. Ky organ i kryesuar nga Batisha Ibrahimi, në këtë lëndë, ka vendosur të mos anullojë rekomandimin e Ministrisë së Kulturës dhe ka urdhëruar që kontrata të nënshkruhet pa asnjë masë më të rreptë ndaj shkeljeve të konstatuara.

Vendimi i panelit pa nderhyrje:

Paneli shqyrtues në mënyrë të pavarur dhe objektive, me ndërgjegje dhe kujdes profesional ka vlerësuar të gjitha provat e rastit. Në këtë mënyrë është gjetur se Autoriteti Kontraktues nuk ka vepruar në përputhje me dispozitat ligjore për prokurimin publik dhe kërkesat e dosjes së tenderit lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ushqim dhe pije për fëmijë në programin Arti në Shkolla – në gjithë Kosovën me numër të prokurimit 207-24-3996-1-2-1”, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues MINISTRIA E KULTURES RS DHE ÇJK.

Paneli Shqyrtues, administroi të gjitha shkresat e kësaj lënde, përfshirë aktet dhe veprimet e AK, parashtresat dhe provat e ankuesit dhe raportin e ekspertit shqyrtues dhe duke i analizuar të gjitha ato në kontekstin e përgjithshëm të kësaj çështje ka krijuar bindjen e pavarur e tij/sajë, se ankesa e OE ankues të aprovohet si pjesërisht e bazuar.

Si rrjedhojë, Paneli Shqyrtues e mbështet pjesërishte rekomandimin e ekspertit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si pjesërisht e bazuar.

Paneli Shqyrtues ka analizuar, në tërsi dokumentacionet e ofruar perfshier edhe validitetin dhe sigurimin e ofertave lidhur me vazhdimin në këtë procedur sikurse te OE i rekomanduar per kontrat dhe OE ankues, ku konstatohet qe OE i rekomanduar ka ofruar validitet , ndersa OE ankues nuk ka ofruar validitet deri me daten 07.10.2024 dhe pa fajin e tije sepse kerkesa e AKse per zgjatje te validitetit te ofertes, dhe sigurimit te ofertes edhe bërë me daten: 07.10.2024 , perderisa validiteti i ofertave dhe vazhdimi i sigurimi i ofertës është retroaktiv, ku edhe interpretimi I KRPP-se citohet ‘’ Neni 30.3 i Rregullores për Prokurimin Publik, kërkon rreptësishtë që oferta të ketë validitet deri te dhënia dhe nënshkrimi i kontratës’’ , ku sipas nenit 30, e RRPP-së, kërkesa për zgjatjen e validitetit duhet të bëhet me shkrim dhe duhet të ngritet në sistem në mënyrë që të gjithë operatorët të pranojnë kërkesën për zgjatjen e validitetit të tenderit. Paneli shqyrtues sikurse edhe ne përshkrim të raportit të ekspertit shqyrtues ka vrejtur se AK-ja nuk ka vepruar konform nenit 30 , paragrafi 30.4 të RRPP-se, ngase kërkesa drejtuar OE pjesëmarrës për këtë aktivitet për zgjatjen e periudhës së valditetit të ofertes, dhe sigurimit të ofertës mungon , dhe nje gjë e tillë mund të vërtetohet në këtë aktivitet të prokurimit tek platforma eletronike e-prokurimi,

Lidhur me kapacitetin teknik/ professional lista e kontratave, ku është kerkuar si deshmi e dokumentuar : Një listë e cila paraqet secilën nga kontratat e shërbimeve të njëjta (shërbime të hotelerisë – gastronomisë) të përfunduara në 3 (tri) prej publikimit të Formularit B05 ku specifikohet, Data e përfunduar, Lloji i shërbimeve dhe furnizimeve të përfshira, pranuesi i shërbimeve apo furnizimeve, shuma e kontratës, dhe kontrata e bashkangjitur për secilën që është paraqitur në listë, Referenca për këto kontrata të përfunduara në total jo më pak se 150,000.00 Euro. AK-ja ne FPP (Fjalorin për Prokurim Publik), ka përshkrimin e furnizimeve nr e prokurimit 1-2-1, dhe OE i rekomanduar për kontrate ka ofruar transaksione bankare, fatura tatimore për furnizime, e që kan të bëjne me produkte ushqimore.

Paneli Shqyrtues ka vërtetuar se Autoriteti Kontraktues (AK)- Ministria e Kultures Rs dhe Çjk nuk ka vepruar sipas dispozitave të përcaktuara në LPP-se, RRPP 001/2022 , konkretishte nenin 30,paragrafi 30.4 dhe 5, dhe kërkon nga AK-ja që në të ardhmen ti respekton dispozitat e LPP-se, në të kundertën do të kërkojë nga KRPP-ja që t’ia anulojë çertifikatën Zyrtarit Përgjegjës të Prokurimit në pajtim me nenin 25 paragrafi 8 dhe 9 të LPP-së.

Rrjedhimisht, PSH mbështetur në nenin 1, 6 dhe neni 59 paragrafi 4 i LPP-se vendos ti jep të drejtë AK dhe që ta lë në fuqi vendimin e AK, vendim ky i cili është nxjerrë nga një komision i vlerësimit i cili supozohet të jetë profesional dhe përgjegjës konform nenit 59 par. 1 te LPP-së, dhe se AK në rastin konkret ka pasur të drejtë të vendos po ashtu edhe për OE të rekomanduar për dhënie të kontratës bazuar edhe në neni 24 paragrafi 2 të LPP cituar ”Autoriteti kontraktues është përgjegjës për të siguruar që të gjitha aktivitetet e prokurimit të autoritetit të tillë kontraktues të ekzekutohen në përputhshmëri të plotë me këtë ligj”.

Paneli vlerësues sipas vlerësimit të pavarur të tij në kuptim të nenit 105, duke e pasur parasysh kërkesën e nenit 104, paragrafi 1, të Ligjit të cituar sipas të cilit, cituar: “Procedura e shqyrtimit të prokurimit do të zbatohet dhe realizohet në mënyrë të shpejtë, të drejtë dhe pa diskriminim, që ka për qëllim zgjidhjen e drejtë, të ligjshme dhe efektive të lëndës…” si dhe në harmoni me nenin 1, 6 të LPP, sipas të cilit, qëllimi i këtij Ligji është mes tjerash, cituar: “…të siguroj integritetin dhe përgjegjësinë e zyrtarëve publik, nëpunësve civil dhe personave të tjerë që kryejnë ose janë të përfshirë në një aktivitet të prokurimit duke kërkuar që, vendimet e individëve të tillë dhe baza ligjore e faktike për vendimet e tilla, të mos ndikohen nga interesat personale, të karakterizohet me jo-diskriminim dhe me një shkallë të lart të transparencës dhe të jenë në përputhje me kërkesat procedurale dhe qenësore të këtij ligji”.

Prandaj Paneli Shqyrtues i bazoi konstatimet e tij në dispozitat relevante të LPP-së, të cilat parashohin dhe rregullojnë situata të tilla, e që mund të paraqiten gjatë një aktiviteti të prokurimit. Andaj, duke vepruar në pajtim me kompetencat e cituara si më sipër dhe nenin 104 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, sipas të cilit procedura e shqyrtimit të prokurimit do të zbatohet dhe realizohet në mënyrë të shpejtë, të drejtë dhe pa diskriminim, që ka për qëllim zgjidhjen e ligjshme dhe efektive të lëndës, si dhe duke ju referuar nenit 117 të LPP-së, dhe në provat e 9 prezantuara si më lartë Paneli Shqyrtues vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

 

Të ngjashme