Këshilli Organizativ i protestës, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës do të mbajë sot konferencë me fillim nga ora 15:00, në ambientet e OEK-ut.
“Qëllimi i kësaj konference është të informojë opinionin publik dhe mediat lidhur me protestën e paralajmëruar nga komuniteti i biznesit, si reagim ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për daljen e ndërmarrjeve në mënyrë të dhunshme në tregun e lirë të energjisë elektrike, një vendim që konsiderohet i padrejtë dhe me pasoja të rënda për funksionimin dhe mbijetesën e bizneseve”.
“Gjatë konferencës do të prezantohen detaje rreth organizimit të protestës, kërkesat e bizneseve lidhur me këtë vendim, i cili po i ekspozon kompanitë vendore ndaj pasigurisë dhe një tranzicioni të papërgatitur që rrezikon prodhimin vendor dhe vendet e punës”.