Sport
Vendimi i Komisionit të Garave, reagon Prishtina: Ankesë në shkallën e dytë, UEFA, FIFA dhe CAS
Demokracia
18:32 | 14 Shkurt 2023

Share:

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka refuzuar si e pabazuar ankesën e Prishtinës për ndeshjen e javës së 19-të kampionale kundër Dukagjinit.

Komisioni i Garave e ka regjistruar ndeshjen e zhvilluar të dielën në Klinë me rezultatin e arritur në fushë (1:0).

Rreth këtij vendimi ka ardhur një reagim nga klubi kryeqytetas, saktësisht nga zyrtari i klubit Kushtrim Sopa.

Sopa përmes një statusi në Facebook thotë se drejtësia do të duhej vinte në vend dhe të vendoset që ndeshja të përsëritej për shkak të shkeljes së rregullave esenciale të lojës.

Ai mes tjerash shton se klubi i Prishtinës nuk do të ndalet me kaq dhe se do të respektoj rregullat e ankimimit, ndërsa do të vazhdojë me ankesë në shkallën e dytë, pastaj edhe në UEFA, FIFA dhe CAS.

REAGIMI I PLOTË:

Përshëndetje të nderuar sportdashës,

Me qëllim të respektimit të rregullores së garave dhe afatit të ankimimit, unë Kushtrim Sopa (Team Manager i FC Prishtina ose Përfaqësuesi Zyrtar i Klubit) deri më sot nuk kisha reaguar në rrjetet sociale për rastin e golit “fantazmë” në ndeshjen e Javës së 19-të të AlbiMall Superliga e Kosovës 2022/2023 ndërmjet KF Dukagjini dhe FC Prishtina (min 40’).

Unë gjithmonë duke besuar në shpirtin sportiv të garës e kam konsideruar si gabim njerëzor të Gjyqtarit Kryesor Mentor Ajeti si dhe tërë referëve të deleguar në këtë ndeshje, mirëpo gjithmonë kam besuar që ka njerëz kompetitiv që i njohin rregullat bazë (esenciale) të lojës, kam menduar se për faktin që është bërë një shkelje flagrante e këtyre rregullave si dhe rezultati përfundimtar erdhi me golin e këtij rasti sigurisht të kontestuar me të drejtë dhe të pranuar sportivisht si gabim njerëzor edhe nga vet Gjyqtari perspektiv (kryesor) Mentor Ajeti, drejtësia do të vinte në vend dhe do të vendosej që ndeshja të përsëritej për shkak të shkeljes së rregullave esenciale të lojës, rast ky që nuk do të ishte i pari në histori të futbollit ngase edhe më heret ishte përsëritur një ndeshje në futbollin tonë (Fushë Kosova – Vjosa) për këtë arsye dhe nuk do të ishte fundi i botës që respektohej rregullorja në përpikmëri dhe FFK si institucion do ta rriste kredibilitetin e vet tek sportdashësit në vend.

Fatkeqësisht Komisioni i Garave pranë FFK-së e quan ankesën e klubit FC Prishtina të pabazuar 🤦🏻‍♂️ shih: Shkelje e Rregullave Esenciale të Lojës si dhe Rregulli i 9-të i IFAB – Neni 1 – Pika 2, thotë deçizivisht që “Topi konsiderohet jashtë loje në momentin që gjyqtari ndërpret lojën (në rastin tonë kishte sinjalizuar me pip dhe kishte dhënë shenjë me dorë për faull në favor të Prishtinës).

Sigurisht se klubi jonë nuk do të ndalet me kaq, ne do të respektojmë rregullat e ankimimit, do të vazhdojmë me ankesë në shkallën e dytë, pastaj edhe në UEFA, FIFA dhe CAS.

Faleminderit për mirëkuptim,

Kushtrim Sopa (Team Manager – FC Prishtina)./Demokracia.com/

Të ngjashme