Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se skuadra që drejton ai do të bëjë çmos që mos t’i lejojë futbollistët të bashkohen me kombëtaret e tyre në muajin mars, transmeton Demokracia.com.
Të kujtojmë se në fund të muajit mars, Kombëtaret e futbollit nisin eliminatoret për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, dhe natyrisht ky lajm nuk është i mirë aspak edhe për Kosovën.
Në fakt kombëtarja jonë nuk ka asnjë lojtar tek Liverpooli, megjithatë, frika është se edhe klubet tjera mund ta ndjekin rrugën e Lioverpoolit.
UEFA në vendimin e fundit iu ka mundësuar klubeve që kanë të drejtë të mos i lejojnë futbollistët që t’u bashkohen kombëtareve në ato vende ku ato parashikojnë se rreziku për infektim me koronavrus është i madh. /Demokracia.com