Xherdan Shaqiri pritet të mos ftohet nga Përfaqësuesja e Zvicrës për ndeshjet e muajit mars.
Siç raporton “Blick”, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk i ka dhënë leje futbollistëve të tij të grumbullohen me kombëtaret e tyre këtë muaj, shkruan Demokracia.com.
Derisa Shaqiri është njëri prej futbollistëve kryesor të helvetikëve, ky vendim i Kloppit mund ta dëmtojë rëndë Zvicrën.
Vendimin në fjalë, Klopp e ka marrë shkaku i situatës së rënduar me COVID-19 në Evropë.
Ndryshe, Zvicra do t’i zhvillojë dy ndeshje këtë muaj.
Fillimisht, më 25 mars është mysafir i Bullgarisë, kurse tri ditë më vonë e pret Lituaninë.
Dy ndeshjet në fjalë janë të vlefshme për ciklin eliminator të Kampionatit Botëror 2022. /Demokracia.com