Sport
Vendimi i FBK-së për ndalim të udhëtimeve, tifogrupi kosovar bojkoton zyrtarisht Superkupën e Kosovës
Demokracia
18:22 | 02 Nëntor 2022

Share:

Tifogrupi suharekas “Xhebrailat” kanë njoftuar se do ta bojkotojnë Superkupën e Kosovës në basketboll që mbahet në dhjetor.

Deri te ky vendim, tifogrupi në fjalë erdhi për shkak të vendimit të FBK-së të para pak ditëve për shkak të ndalimit të udhëtimeve të tifozëve mysafirë në ndeshjet e Superligës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

POSTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):

XHEBRAILAT BOJKOTOJNE SUPERKUPEN

Vendimet skandaloze dhe aspak profesionale nga ana e Federates nuk kan te ndalur, mos guximi per ti plotesuar kushtet e musafirve bejne qe Federata mos ti lejoj udhetimet e musafirve. Kjo nuk ndodh as ne nje shtet te Botes qe ti mohohet e drejta e musafirve ta  ndjekin ekipin e tyre, per me teper qe nuk i ndalon udhetimet ne garat ku ajo eshte organizatore por vetem ne superlige,kjo le shume per te deshiruar.

Andaj ne si tifozeri me zhgenjimin me te madh bojkotojme superkupen deri ne nje refkletim te Federates. Tifozerit jan ato qe e kan kthyer sportin e basketbollit ne maja te sporteve Kosovare dhe do jemi ne qe do e rrezojme.

Basketbolli luhet per ne dhe jo per perfitime te Federates.

Ju njoftojme qe nuk do jeni te mirseardhur ne Suhareke deri ta kuptoni qe tifozerit jan simboli i kti sporti.

Xhebrailat,

SUHAREKË./Demokracia.com/

Të ngjashme