Golashënuesi uruguajan, Luis Suarez do të forcojë radhët e klubit të madh argjentinas River Plate, raportuan sot media të shumta spanjolle dhe argjentinase.
Kontrata e Suarezit me Atletico Madrid skadon më 30 qershor dhe ai do të arrijë në Monumental si lojtar i lirë.
Uruguaiani pritet të bjerë dakord për kushtet e bashkëpunimit me Riverin për fundjavën, në të cilën duhet të zëvendësojë super-talentin Julian Alvarez, i cili nënshkroi kontratë me Manchester Cityn, transmeton Demokracia.com.
Suarez performoi për herë të fundit në Amerikën e Jugut në vitin 2006, kur u largua nga Nacional nga Montevideo dhe shkoi në Evropë.
Sulmuesi me përvojë mbrojti ngjyrat e Groningenit, Ajaxit, Liverpoolit, Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Ai luajti 132 ndeshje për kombëtaren e Uruguait dhe shënoi 68 gola./Demokracia.com/