Sport
Vendi i dytë nuk mjafton, klubi shqiptar i futbollit shkarkon trajnerin
Demokracia
13:34 | 05 Prill 2021

Share:

Klubi i Futbollit, Shkupi ka ndarë rrugët me trajnerin, Hasan Ozer.

Bardhekaltrit shqiptar që bëjnë gara në elitën e Maqedonisë së Veriut nuk e kanë pritur mirë humbjen në xhiron e fundit nga Renova 1:2, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Shkupit përmes një komunikate në faqen zyrtare.

Kryesia e klubit dhe futbollistët e kanë falënderuar trajnerin tashmë të shkarkuar për kontributin e tij.

Gjithashtu klubi ka njoftuar se është në kërkim të një trajneri të ri, derisa emri i tij do të mësohet në ditët në vazhdim.

Shkupi ndodhet në vendin e dytë në Superligën e Maqedonisë së Veriut me 46 pikë, dhjetë më pak se Shkëndija që është lidere. /Demokracia.com

Të ngjashme