Lajme
Vendet që do të mbesin sot pa rrymë
Demokracia
07:34 | 09 Mars 2021

Share:

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se sot do ketë punime të cilat janë të domosdoshme për sigurinë e sistemit.

KEDS ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të punimeve, të cilt do të kryhen në disa zona.

Për këtë arsye do të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në zonat ku do të fillojnë punimet nga punëtorët e KEDS.

Orari i punimeve dhe i ndërprerjes së energjisë sipas rajoneve, përgjatë ditës së sotme e gjeni në vijim:

Rajoni i Prishtinës

1.TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Nr.6 Ibrahim Banushi (Kodi: 11000001) prej orës 11:00 – 11:10 si dhe nga ora 15:00 – 15:10.

Vendet: rr.Ibrahim Banushi, rr.Elena Gjik dhe Shtëpia e Pleqëve.

TS.10/04 kV Ibrahim Banushi 1 (Kodi: 11000001001) prej orës 11:00 deri në ora 15:10

Vendet: rr. Bajram Kelmendi.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar.

Rajoni i Pejës

1.NS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Klina II (Kodi: 52000004) prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: Pompa e benzines Xemajl Myrtaj, Zajmi, Videja, Polca, Deiqi, Grabonica, Dollova , Drenovci, Poterq i Epërm, Poterq i Ulët, Dugujeva, Bokshiqi, Fabrika e bllokave “Boksh- Kosova” Bokshiq, Jagoda, Krushevë e Madhe, lagjet Palushaj dhe Dodaj, Budisalci, Rudica, Stupë, Trestenik dhe Lutogllavë.

Arsyeja: Dislokimi i linjës 10 kV./Demokracia/

Të ngjashme