Lajme
Vendet më të pasura të botës zotohen ta ndihmojnë Ukrainën me afro 20 miliardë dollarë
Demokracia
18:06 | 20 Maj 2022

Share:

Vendet anëtare të G7-ës janë zotuar se do të sigurojnë 19.8 miliardë dollarë, për ta mbështetur financiarisht Ukrainën derisa ky shtet ta rimerr veten nga pushtimi rus.

Në një kumtesë të përbashkët të ministrave të Financave të vendeve anëtare të G7 (Kandaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara), janë zotuar se ndihmën do ta shfrytëzojnë për të përmbushur boshllëkun financiar dhe për shumë nevoja të qytetarëve ukrainas, transmeton Telegrafi.

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, ekonomia e Ukrainës gjatë këtij viti do të pësojë rënie prej 45 për qind. E një prej arsyeve kryesore, është bllokimi i porteve ukrainase nga ana e ushtrisë rusë.

Problemet me eksportet e grurit nga Ukraina, siç paralajmëruan Kombet e Bashkuara dhe organizata të shumta, mund të shkaktojnë uri në mbarë botën, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Të ngjashme