Lajme
Vendet e BE-së kërkojnë më shumë sanksione ndaj Rusisë pas vdekjes së Navalny
Demokracia
16:24 | 19 Shkurt 2024

Share:

Vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë Gjermaninë, po bëjnë thirrje për sanksione shtesë kundër Rusisë pas vdekjes në burg të liderit të opozitës, Alexei Navalny.

Ata tashmë po diskutonin një paketë masash për të shënuar dyvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Sky News.

Ky do të jetë grupi i 13-të i ndëshkimeve të BE-së që kur trupat e Moskës kaluan kufirin më 24 shkurt 2022.

Borrell tha se ai pret që vendet të kërkojnë sanksione të synuara kundër disa zyrtarëve rusë për vdekjen e Navalny.

“Shtetet anëtare BE do të propozojnë me siguri sanksione kundër atyre që janë përgjegjës,” tha Josep Borrell.

“Përgjegjësi është vetë Putini. Ne mund të zbresim strukturën institucionale të sistemit penitenciar në Rusi. Por mos harroni se kush është me të vërtetë përgjegjës për vdekjen e zotit Navalny” shtoi Borrell.

Të ngjashme