Lajme
Vendet baltike dëbojnë diplomatë rusë
Demokracia
15:23 | 18 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Letonia dhe Estonia kanë thënë se do të dëbojnë nga tre diplomatë rusë, derisa Lituania u kanë thënë katër rusëve që të largohen nga shteti.

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, ka thënë në Twitter se Riga është duke dëbuar tre punëtorë të Ambasadës ruse, përcjell Demokracia.com.

“Letonia dëbon tre punëtorë të Ambasadës ruse në lidhje me aktivitete që janë në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik, dhe duke marrë parasysh agresionin e vazhdueshëm rus në Ukrainë. Ky vendim është koordinuar me Lituaninë dhe Estoninë”, ka shkruar ai.

 

Të ngjashme