Lajme
“Vend i çudirave”, asamblisti i AAK-së i reagon Muhaxheri: Pajtona, përderisa je ti kryetar i Pejës që tri mandate
Demokracia
21:07 | 28 Qershor 2024

Share:

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se Kosova është vend i çudirave.

Muhaxheri këtë deklaratë e bëri në seancën e Kuvendit Komunal të Pejës, ku më pas i reagoi asamblisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Drin Veselaj.

Veselaj pasi që mori fjalën deklaroi se është pajtuar me deklaratën e kryetarit Muhaxheri, duke shtuar se përderisa kryetari është që tri mandate në krye të Pejës, me të vërtetë Kosova është vend i çudirave.

Pajtona me kryetarin që Kosova është vend i çudirave përderisa ky që tri mandate është kryetar i Pejës përnime pajtona me ty kryetar.” – ka deklaruar Veselaj.

Tha Kosova është vend i çudirave, u pajtova me të!
Vërtet është vend i çudirave sepse i ke fitu 3 mandate!
Çudi ma t’madhe ska 😜

Posted by Drin H. Veselaj on Friday, June 28, 2024

Të ngjashme