Sport
Vëllaznimi zyrtarizon Viktor Kukën
Demokracia
20:03 | 06 Gusht 2021

Share:

Skuadra gjakovare vazhdon të sjellë risi në ekip.

Pas angazhimit të trajnerit granit Begolli, ekipi ka nisur të sjellë edhe përforcime me emra të njohur të futbollit, shkruan Demokracia.com

Së fundmi kuqezinjtë kanë zyrtarizuar futbollistin me përvojë Viktor Kuka. Lajmin e ka bërë të ditur vet KF Vëllaznimi

“VIKTOR KUKA ka vendosur të bëhet pjesë e klubit kuq e zi nga Gjakova.

Mbrojtësi i djathtë Kuka ka arritur marrëveshje me klubin për sezonen 2021/22.

Kuka me një përvojë shumë të madh në futbollin kosovar ishtë lojtarë i këtyre klubeve: FC Prishtina, KF Teuta, KF Llapi, FC Drita, FC Ferizaj, FC Feronikel dhe së fundmi ishte pjesë e FC Malisheva.

Suksese Viktor Kuka”, ka shkruar KF Vëllaznimi në Facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme