Sport
Vëllaznimi triumfon në miqësore ndaj skuadrës elitare bullgare
Demokracia
14:26 | 03 Shkurt 2022

Share:

Vëllaznimi ka shënuar fitore në miqësore kundër skuadrës bullgare, Botev Vratsa.

“Kuqezinjtë” fituan takimin 1:0 ndaj skuadrës që bën gara në elitën e futbollit bullgar, shkruan Demokracia.com.

Golin e vetëm për gjakovarët e ka realizuar Gardison Tunaj, me ndihmën e Eris Gojanit që luajti rolin e asistuesit.

Kjo ishte ndeshja e parë miqësore për Vëllaznimin në fazën përgatitore.

Klubi me renome në Kosovë po qëndron në Durrës për të kryer përgatitjet e fundit para stinorit pranveror./Demokracia.com/

Të ngjashme