Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së dytë në Ligën e Parë të Kosovës.
Vëllaznimi është përballur me Istogun në kuadër të Grupit A, ku gjakovarët kanë shënuar fitore minimale 1-0.
Golin e vetëm për kuqezinjtë e ka realizuar sulmuesi i huazuar nga Prishtina, Albin Prapashtica me një gjuajtje të fuqishme nga distanca.
Ndërkohë ndeshja tjetër në Ligën e Parë, është zhvilluar në kuadër të Grupit B.
Ferizaj ishte nikoqir i Ramiz Sadikut, ku skuadra kryeqytetase triumfoi me rezultat 0-1. /Demokracia.com