Sport
Vëllaznimi vazhdon me përforcime, prezanton edhe Gavazajn
Demokracia
17:35 | 03 Shkurt 2022

Share:

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi ka vazhduar me risi në këtë afat kalimtar të dimrit. Skuadra gjakovare sot ka prezantuar futbollistin e njohur, Alush Gavazajn, shkruan Demokracia.com.

KF Vëllaznimit i bashkohet edhe mesfushori me shumë përvojë  Alush Gavazaj.

Gavazaj në të kaluarën ishte pjesë e KF Lira, KF Feronikeli, KF Vushtrria, KF Renova dhe KF Bylis.

Mirë se erdhe Alush Gavazaj”, ka shkruar Vëllaznimi.

Të kujtojmë se Vëllaznimi bën gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll në Grupin A dhe sivjet synim e ka rikthimin në elitën e futbollit. /Demokracia.com

Të ngjashme