Sport
Vëllai i sportisti të famshëm vret trajnerin në mes të lojës
Demokracia
18:50 | 16 Gusht 2022

Share:

Trajneri amerikan Mike Hickmon u vra në një ndeshje të një lige amatore në futbollin amerikan.

Video e atij momenti është shfaqur në rrjetet sociale, ku shihet se si ndeshja ndërpritet për shkak të pakënaqësisë së tifozëve. Më pas pasoi kaos i përgjithshëm dhe u dëgjuan të shtëna, transmeton Demokracia.com.

Hickmon mbeti i shtrirë në bar, ndërsa të tjerët vrapuan për ta ndihmuar, por nuk mundi ta shpëtonte. Ai është dërguar në spital, por mjekët kanë mundur të konstatojnë vdekjen e tij.

Për momentin, policia është në kërkim të Jakub Talibit, vëllai i të cilit Aqib Talib është kampion i NFL.

Jozyrtarisht, ka informacione se Jakub ka qenë trajner i skuadrës kundërshtare, ndërsa Akib ka qenë i pranishëm në ndeshje, por nuk ka qenë pjesë e incidentit. /Demokracia.com

Të ngjashme