Felix Gotze, vëllai i Mario Gotze, është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi në ndeshjen e djeshme të Kaiserslautern kundër Viktoria Berlind është përplasur kokë më kokë me një nga shokët e skuadrës.
Qendërmbrojtës është larguar me barelë nga fusha, ndërkohë që raportohet nga Gjermania se Felix është nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Futbollisti ka pësuar një frakturë në kafkë, shkruan Demokracia.com.
Të gjithë presin të reja mbi shëndetin e Felix, që është vetëm 23 vjeç dhe ka qenë pjesë e moshave dhe ekipit të dytë të Bayern Munich. /Demokracia.com