Lajme
Vëllai i Donjeta Pajazitajt: Nuk di qysh ka me e kalu momentin kur ta shoh të lirë Naser Pajazitajn
Demokracia
18:50 | 10 Prill 2023

Share:

Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt nuk e di se si do të reagojë kur do ta takojë Naser Pajazitajn, kushëririn e tij nga Strellci i Deçanit, u lirua nga akuzat se ia kishte vrarë mizorisht motrën në nëntor të vitit 2015.

Shkëlqimi tha në Frontal në T7 se janë “100 të sigurt” se Naser Pajazitaj është vrasësi i Donjetës.

“Nuk di qysh ka me e kalu atë moment [kur ta shohë]. Ka me qenë shumë i rëndë”, tha ai.

“Ne si familje do të mundohemi ta kalojmë sa më lehtë përballimin me të”, tha Shkëlqim Pajazitaj.

Të ngjashme