Lajme
Vëllai i Donjeta Pajazitajt: Jemi të kënaqur me vendimin, pritshmëria ka qenë më e madhe
Demokracia
12:06 | 23 Qershor 2022

Share:

Sot, Gjykata Themelore në Ferizaj dënoi me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, pasi u shpall fajtor për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Pas dhënies së verdiktit, foli vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqimi Pajazitaj, i cili tha se të akuzuarit i është dhënë dënimi i merituar.

“Sa i përket  vendimit të ditës së sotme jemi të kënaqur, edhe pse pritshëmria ka qenë më e madhe. Kemi prit që të zbulohet edhe ndonjë bashkëpunëtar. Besoj se ai nuk ka mund të jetë i vetëm”, tha Shkëlqim Pajazitaj para mediave.

Pas vendimit, avokati i Naser Pajazitaj tha se do e dërgojë vendimin në apel. Për këtë, Shkëlqimi tha se shpreson që edhe Apeli dhe Supremja ta kenë mendimin e njëjtë.

“Është e kuptueshme pozita e avokatit. Shpresoj që edhe Apeli dhe Supremja ta kenë të njëjtin mendim”, tha ai.

Të ngjashme