Lajme
Vëllai i Butës së shpejti lirohet nga spitali, pritet të dërgohet në qendrën e paraburgimit
Demokracia
17:20 | 31 Maj 2022

Share:

Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, i cili u plagos nga policia pasi kishte shtënë gjashtë herë me armë zjarri ndaj Gazmend Hysenit, pas katër ditësh qëndrim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pritet të përfundoj trajtimin mjekësor.

Januzaj, është duke marrë trajtim në QKUK që nga ngjarja tragjike që tronditi qytetin e Ferizajt.

Avokati i vëllait të Butës, Fitimi Shabani në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se Qëndrim Januzi prite që së shpejti të lirohet nga spitalit e të dërgohet në qendrën e paraburgimit në Lipjani.

Sipas Shabanit, gjendja e tij është stabile por për shkak të lëndimeve në pjesën e nofullës ende nuk është në gjendje tu deklarohet në pyetje rreth rastit, por vetëm me përgjigje të shkurtër.

“Gjendja shëndetësorë është stabile, por për shkak të lëndimeve në pjesën e nofullës ende nuk është në gjendje për tu deklaruar, ndoshta ka qasa që sonte ose nesër lirohet për në paraburgim në Lipjan”, tha Shabani.

Të ngjashme