Sport
Veliu reagon pas debutimit në Superligën e Turqisë me Gaziantep
Demokracia
12:50 | 07 Gusht 2022

Share:

Futbollisti nga Kosova, Valmir Veliu ka reaguar pas debutimit në ndeshje zyrtare me klubin turk, Gaziantep.

Veliu debutoi në ndeshjen e Superligës së Turqisë në ndeshjen ku Gaziantep barazoi 1:1 me Sivassporin, shkruan Demokracia.com.

Ish-anësori i Llapit u inkuadrua në fushë në minutën e 64-të të takimit.

23-vjeçari nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook u shpreh i lumtur për debutimin në elitën e futbollit turk.

“I lumtur me debutimin dhe ndeshjen time të parë zyrtare për klubin tim të ri Gaziantep”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Veliu u transferua te Gaziantepi nga Llapi në këtë verë. Pas paraqitjeve të mira në ndeshjet miqësore parasezonale, ai fitoi besimin e shtabit teknik të ekipit turk./Demokracia.com/

Të ngjashme