Lajme
Veliu pas denoncimit për Bulliqin: Hera e parë në historinë e Kosovës që një kryetar komune po ushtron dhunë ndaj qytetarëve
Demokracia
15:29 | 09 Shkurt 2021

Share:

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pas denoncimit të një qytetari se Shpejtim Bulliqi e ka sulmuar fizikisht.

Ish-kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Velu, ka reaguar pasi në polici është denoncua për sulm fizik nga një qytetar kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, shkruan Demokraica.com.

Veliu ka thënë se sjelljet e Bulliqit janë vepër penale dhe janë konform sjelljes politike të partisë së tij të re siç e quajti ai “të shiritave të kuq”.

“Për pak muaj në krye të komunës së Podujevës, përveç hakmarrjes politike, arrogancës së pushtetit, linçimeve publike, aferave dhe shkarkimeve të dyshimta, tashmë Shpejtim Bulliqi, ka eskaluar duke përdorur edhe dhunë ndaj qytetarëve.Përdorimi i dhunës nga një kryetar komune, përveç që është vepër penale, ajo paraqet një sinjal shumë të keq të abuzimit me detyrën publike.”, ka shkuruar Veliu në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Veliu ka shtuar se në vend të shërbimit ndaj qytetarëve, për herë të parë që nga çlirimi i Kosovës një kryetar komune po ushtron dhunë ndaj qytetarëve.

“Praktika e dhunës i takon pushtetit të kaluar i cili nuk e qeverisë më Kosovën që nga 12 qershori i vitit 1999”, tha ai.

Tutje Veliu ka shkruar se qytetarët e Podujevës nuk u janë nënshtruar asnjë pushteti dhe asnjë regjimi. Kështu do të ndodhë edhe më 14 shkurt, kur llapjanët me votën e tyre të lirë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë pa ndërhyrje:

Për pak muaj në krye të komunës së Podujevës, përveç hakmarrjes politike, arrogancës së pushtetit, linçimeve publike, aferave dhe shkarkimeve të dyshimta, tashmë Shpejtim Bulliqi, ka eskaluar duke përdorur edhe dhunë ndaj qytetarëve.

Përdorimi i dhunës nga një kryetar komune, përveç që është vepër penale, ajo paraqet një sinjal shumë të keq të abuzimit me detyrën publike.

Në vend të shërbimit ndaj qytetarëve, siç ka qenë në kulturën politike të komunës sonë, për herë të parë që nga çlirimi një kryetar komune po ushtron dhunë ndaj qytetarëve. Praktika e dhunës i takon pushtetit të kaluar i cili nuk e qeverisë më Kosovën që nga 12 qershori i vitit 1999.

Sjelljet e Bulliqit janë konform sjelljes politike të partisë së tij të re “të shiritave të kuq”.

Për Shpejtim Bulliqin dhe partinë e tij, çdo kush që nuk mendon si ata dhe nuk iu nënshtrohet mendësisë së tyre politike majtiste-bolshevike, ai është “tradhtar” ose “armik” i tyre dhe luftohet me çdo mjet. Ngjashëm ndodhi edhe me qytetarin e komunës sonë, i cili ishte pre e dhunës nga Bulliqi.

Qytetarët e Podujevës nuk u janë nënshtruar asnjë pushteti dhe asnjë regjimi. Kështu do të ndodhë edhe më 14 shkurt, kur llapjanët me votën e tyre të lirë, do të dënojnë dhunuesit e kuq dhe do ta kthejnë besimin tek Lidhja Demokratike e Kosovës. /Demokracia.com/

Për pak muaj në krye të komunës së Podujevës, përveç hakmarrjes politike, arrogancës së pushtetit, linçimeve publike,…

Posted by Agim Veliu on E martë, 9 Shkurt 2021

Të ngjashme