Lajme
Veliaj për protestën e opozitës ditën e Samitit të BE-së : Sa turp, prova se kush bën punën e rusëve në Shqipëri
Demokracia
20:22 | 18 Nëntor 2022

Share:

Vijojnë reagimet nga kampi socialist pasi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, bëri të ditur sot se protesta e radhës do të mbahet më 6 dhjetor. Kryetari i Tiranls Erion Veliaj e ka cilësuar turp dhe mjerim deklaratën e kryedemokratëve në ditën kur do të zhvillohet edhe samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thotë se nëse dikush kishte dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, protesta ditën kur në Tiranë vijnë liderët e Evropës është prova më e qartë.

“Nëse dikush kish dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, ja ku e ka provën: proteste alla-Berisha kur Evropa mblidhet në Tiranë! Sa turp! Çfarë mjerimi! E çfarë diskreditimi epik e tradhtie ndaj demokratëve e ndaj sloganit “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.”

Postimi i plotë i Veliajt, pa ndërhyrje:

Nëse dikush kishte dyshime se kush bën punën e rusëve në Shqipëri, ja ku e ka provën: protestë alla-Berisha kur Evropa mblidhet në Tiranë! Sa turp! 🤦🏻‍♂️

Çfarë mjerimi! E çfarë diskreditimi epik e tradhëtie ndaj demokratëve e ndaj sloganit “e duam Shqiperinë si gjithë Evropa” 🤮

Të ngjashme