Lajme
Veliaj pas vizitës së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Beteja e drejtë për liri solli pavarësinë e Kosovës
Demokracia
21:09 | 14 Tetor 2022

Share:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Veliaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali gjenocidin e shqiptarëve, spastrimin etnik nga ushtria serbe, solli çlirimin dhe pavarësinë e vendit.

Postimi i plotë i Veliajt, pa ndërhyrje:

Me mikun e mirë Enver Hoxhaj për të takuar e mbështetur vëllezërit tanë në Hagë Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e drejtuesit e UÇK. 🇽🇰❤️🇦🇱

Beteja e drejtë për lirinë e Kosovës, ndali genocidin e shqiptarëve, spastrimin etnik nga ushtria serbe, solli çlirimin dhe pavaresinë e vendit! 🦅

Të ngjashme