Lajme
Vela pasi u denoncua nga AGK për gjuhën skandaloze provon të shfajësohet, por nuk ia del
Demokracia
14:40 | 30 Mars 2023

Share:

Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka tentuar që të shfajsohet për deklaratat e mëhershme, ku siç e tha edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përdorte gjuhë të rrezikshme dhe të papranueshme ndaj mediave.

Vela përmes një shkrimi tjetër në Twitter, ka pretenduar se reagimi i tij nuk ka të bëjë me mediat, derisa në fund, “i ka inkurajuar që ta zbërthejnë se kush janë porositësit e dezinformatave”.

“Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me të gjithë si të dezinformuar, porse jo me mediat, të cilat janë të drejtën e tyre për raportim të lirë. Mediat e lira janë themel i demokracisë. Unë inkurajoj që ta zbërthejnë mëtej kush janë porositësit e dezinformatave.” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), deklaratën e Velës e ka cilësuar  si sulme ndaj mediave.

Të ngjashme