Dy shkolla janë mbyllur në qytetin Northampton të Britanisë, pas shpërthimit të merimangave të ngjashme me llojin ‘Vejusha e zezë’.
Brenda një jave më shumë se 1500 nxënës janë dërguar në shtëpi nga Shkolla Dunston, në Northampton, pasi u vu re tetëkëmbëshi. Në një letër dërguar të gjithë prindërve, drejtori i Duston, Sam Strickland konfirmoi se të dyja nivelet shkollore fillore dhe e mesme u detyruan të mbylleshin.
Ai tha se i gjithë stafi dhe studentët nuk do të jenë në gjendje të ndjekin shkollën derisa araknidët të hiqen, raporton The Sun përcjellë Demokracia.
Kjo merimangë është konsideruar si një nga merimangat më helmuese që ekzistojnë, quhet ‘Vejusha e Zezë’ sepse pas çiftëzimit ajo e vret mashkullin./ Demokracia.com/