Sport
Vedat Muriqi vjen me një postim motivues
Demokracia
15:13 | 18 Prill 2023

Share:

Vedat Muriqi i është gëzuar tej mase fitores së mbrëmshme të Mallorcas.

Ekipi ishullor i dha fund serisë së gjatë pa fitore duke i rrëmbyer tri pikë në duel me Celta Vigon në udhëtim.

Edhe pse nuk shënoi gol, “Pirati” e dha kontributin e tij në këtë fitore, e cila ia siguroi edhe matematikisht mbetjen në La Liga këtij ekipi, shkruan “Gazeta Express”.

“Shkojmë përpara ekip”, ka shkruar 28-vjeçari në llogarinë e tij në Instagram, më saktësisht në Instastory.

Muriqi i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë dy asistime deri tash këtë sezon, ndërsa këto paraqitje u kanë rënë në sy klubeve të njohura, derisa thuhet se ai ka oferta nga La Liga dhe nga Premierliga.

Të ngjashme