Sport
Vedat Muriqi vendos një rekord të ri te Mallorca, me golin ndaj Alavesit
Demokracia
20:34 | 19 Prill 2022

Share:

Vedat Muriqi realizoi golin e dytë të Mallorcës në duelin që po zhvillohet në La Liga kundër Deportivo Alavesit.

Reprezentuesi kosovar shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, me një gol të bukur, duke e shmangur një mbrojtës, shkruan Demokracia.com.

Me këtë gol, sulmuesi nga Prizreni ka vendosur një rekord të ri te Mallorca për vitin 2022.


Muriqi ka realizuar katër gola dhe një asistim në vetëm 12 paraqitje me fanellën e Mallorcës në La Liga, më shumë se çdo lojtar tjetër i skuadrës.

27-vjeçari u huazua nga Lazio te Mallorca në afatin kalimtar të janarit deri në fund të sezonit me mundësi të blerjes së kartonit në fund të edicionit. /Demokracia.com/

Të ngjashme