Lazio do të ndeshet nesër me Lokomotiv Moskën në Rusi në një sfidë mjaft të rëndësishme për rrugëtimin e bardhekaltërve në Ligën e Evropës.
Kjo do të jetë një sfidë e ndërlikuar dhe për sulmuesin shqiptar, Vedat Muriqin i cili pritet të ketë shansin e fundit ditën e nesërme për të treguar vlerat e tij. 27-vjeçari është jashtë planeve të Sarrit, por dëmtimi i Immobiles e bën të detyruar një aktivizim të sulmuesit të Kosovës.
Muriqi u transferua te Lacio vitin e kaluar nga skuadra e Fenerbaçes ku nuk ka arritur të lërë asnjë gjurmë, duke marrë parasysh se për kartonin e tij bardheklatrit shpenzuan afro 20 milionë euro. /Demokracia.com