Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është në mesin e kandidatëve për lojtarin më të dalluar të muajit shkurt në elitën e futbollit spanjoll.
Muriqi ka shkëlqyer me paraqitje mbresëlënëse në muajin shkurt me Mallorcan, gjegjësisht në muajin e parë prej që iu bashkua klubit spanjoll, shkruan Demokracia.com.
Janë gjithsej shtatë futbollistë në garë për çmimin individual, përfshirë edhe lojtarin e Kombëtares së Kosovës.
Aubameyang (Barcelona), Fekir (Real Betis), Pau Torres (Villarreal), Courtois (Real Madrid), Pere Milla (Elche) dhe Dani Vivian (Athletic Bilbao” janë kundërshtarët e Muriqit për këtë çmim.
27-vjeçari nga Prizreni kontribuoi me dy gola dhe një asistim për Mallorcën në muajin shkurt. /Demokracia.com/