Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi mund të transferohet në Angli.
Kjo pasi raportohet për një interesim të klubit anglez, Hull Cityt për reprezentuesin kosovar, përcjell Demokracia.com.
Sipas asaj që raportohet, klubi i Hull Cityt po bëhet gati të bëhet me pronarë të rinj, ndërsa natyrisht synohen përforcime.
Vedat Muriqi po kalon nëpër një kohë jo të mirë, ngase nuk po mund të gjejë hapësira në formacionin bazë të Lazios.
27-vjeçari iu bashkua Lazios në verën e këtij viti, derisa kontrata e tij me “Giallorossi” skadon në vitin 2025. /Demokracia.com/