Sport
Vedat Muriqi luan nga minuta e parë në ndeshjen Udinese – Lazio
Demokracia
14:06 | 21 Mars 2021

Share:

Para pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare, Lazio do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës në elitën e futbollit italian, Serie A.

Në kuadër të javës së 28-të, skuadra romake do të jetë mysafire e Udineses në “Dacia Arena”, shkruan Demokracia.com.

Një orë para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Te Lazio, nga minuta e parë do të luajë sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi.

Udinese: Musso; Becao, Bonifazi, Nuytinck; Molina, De Paul, Walace, Makengo, Stryger Larsen; Pereyra; Llorente

Lazio: Reina; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Alberto, Marusic; Immobile, Muriqi. /Demokracia.com

Të ngjashme