Sport
Vedat Muriqi e shpërdoron rastin për të shënuar, dështon nga penalltia
Demokracia
21:53 | 10 Tetor 2022

Share:

Vedat Muriqi ka lëshuar një mundësi të artë për të shënuar gol sonte, në ndeshjen që Mallorca po e luan në udhëtim te Elche.

Mysafirët fituan një penallti në minutën e 12-të dhe sulmuesi kosovar e mori përgjegjësinë për ta ekzekutuar.

Mirëpo, goditja e Muriqit u prit nga portieri i skuadrës vendase.

Reprezentuesi i Kosovës kishte një rast të mirë shënimi edhe në fillim të ndeshjes, por që portieri kundërshtar ia mohoi golin edhe në atë rast.

Të ngjashme